VV kërkon tërheqjen e mocionit, por Veseli e hedh në votim

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 19:51 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëvendosja ka hequr dorë nga mocionin që e propozoi orë më parë për votimin e Qeverisë Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili edhe ka dhënë arsyet për tërheqjen e këtij mocioni.

“Ju të PAN-it mësohuni me një parim të demokracisë, mocionet votohen kur i paraqet parashtruesi, e jo kur do Kadri Veseli e as Lista Serbe”.

“Kryeparlamentari tha se do të kemi pauzë 15 minuta, janë bërë dy orë e gjysmë, kjo nuk është fer, kjo është shkelje në demokracinë e Kosovës”.

Sipas Konjufcës, mocioni që është paraqitur më herët, ka pasur një qëllim.

“Mocionin e paraqita vetëm me një qëllim, që ta demonstrojë në mënyrë praktike varësinë e qeverisë së PAN-it prej Listsës Serbe, ky ishte qëllimi”.

“Ky mocion e ka përmbushur qëllimin e vet, ju keni me kthy tash krytë ka Beogradi dhe më gojë hapur me dëgju Gjuriqin kur thotë se është ora e mbajtjes së seancës, në qit deregje e keni pru Kosovën”.

“Mocioni e ka kry qëllimin e vet dhe tërhiqemi nga ai”.

Pavarësisht kësaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka nxjerr në votim mocionin për të hequr debatet nga rendi i ditës, me kërkesë të Pal Lekajt të AAK-së.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar 62 e votojnë për t’u ndërpre debati dhe 50 ishin kundër.

Të ngjashme