VV: Me klanin “Pronto” shoqëria kosovare nuk mund të ketë përparim

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 15:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësim për gjendjen e rëndë sociale në Kosovë, duke vënë kështu theksin tek problemet e të rinjve për punësim si dhe tek shkurtimet e reja buxhetore me të cilat preken gratë shtatzëna.

Sipas tyre me klanin “Pronto” shoqëria kosovare nuk mund të ketë përparim. Kjo lëvizje thekson se Qeveria “Pronto”, ka formalisht politika sociale, por praktikisht rrënimi social është duke ndodhur para syve tanë.

Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se vetë fakti që ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale është caktuar edhe në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë, flet për trajtim joserioz të çështjeve sociale.

Ajo theksoi edhe problemin e nepotizmit në punësim, duke rikujtuar se si në Kosovë punësim gjejnë vetëm ata që kanë lidhje partiake ose familjare me klanin “Pronto”.

“Çdo herë kur duhet të bëhen shkurtime buxhetore, dhe kur nën presionin e grupacioneve të ndryshme duhet të gjenden disa mjete financiare, kjo qeveri gjithmonë bën shkurtime të kategoritë me të ndjeshme”, deklaroi Mulhaxha-Kollçaku.

Ajo më tej ka folur për ligjin e punës, duke nënvizuar nenin 49, i cili flet për gratë lehona, e cila tha se Qeveria është duke planifikuar shkurtime që shkojnë në dëm të këtyre grave, si dhe, duke konstatuar se ligji i punës në gati të gjitha entet private nuk zbatohet.

Mulhaxha-Kollçaku shtoi se nuk ka punëtor në Kosovë që i merr pagesat e punës në ditët zyrtare të pushimit apo që i respektohet e drejta e javës 5 ditësh të punës. E po ashtu theksoi se siguria në punë është në nivelin zero, e që sigurimi nuk paguhet me kohë dhe shpesh nuk paguhet fare.

Ajo ka folur edhe për asistencat sociale, për të cilat ka thënë se Qeveria tregohet diskriminuese, duke ua ndërprerë ose zvogëluar kategorive të caktuara në momentet kur nevojat e tyre me rritjen e fëmijëve rriten.

Të ngjashme