VV: Komuna e Fushë-Kosovës po fsheh gjurmët e korrupsionit

Fushë Kosovë | 14 Shk 2017 | 17:07 | Nga

Lëvizja vetëvendosje kritikon Komunën e Fushë Kosovës, duke thënë se që nga fillimi i mandatit, puna e ekzekutivit në Komunën e Fushë Kosovës është shoqëruar me parregullsi të shumta dhe në vazhdimësi është shkelur Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Rregullorja e Punës së Kuvendit si dhe Ligji për Qasje në Dokumente Publike.

Lëvizja Vetëvendosje në Fushë Kosovë, ka drejtuar me dhjetëra kërkesa për qasje në dokumente publike, por që asnjëherë nuk ka marrë përgjigje. Për këtë gjë, ne kemi ngritur edhe padi nw gjykatën kompetente, ashtu siç parashihet me ligj.

“Po ashtu, disa herë kemi shprehur shqetësimin tonë në lidhje me mospublikimin e audioincizimeve, siç përcaktohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit Komunal me ç`rast shumë herë ka rezultuar edhe me manipulim të ekstrakteve të procesverbaleve dhe mosparaqitje të saktë të diskutimeve”.

Janë edhe shumë çështje tjera për të cilat Komuna e Fushë Kosovës ka bërë shkelje siç janë:

– Mungesa e dëgjimeve publike dhe takimet me qytetarë.

– Mospublikimi i dokumenteve dhe vendimeve që dalin nga mbledhjet e Kuvendit Komunal në ueb-faqen zyrtare të Komunës si Raporti i Kryetarit, Raporti Financiar, Projekt Buxheti, Planet Rregullative.

– Ndikimi politik në administratën komunale që reflektohet në qasje të pabarabartë ndaj individëve apo subjekteve të ndryshme që nuk janë mbështetës të qeverisjes aktuale komunale.

– Vendimi për ndalimin në qasjen në objekte publike për të zhvilluar aktivitete shoqërore.

– Mos përgjigja e Drejtorëve Komunalë në pyetjet parlamentare.

Shkeljet e lartë përmendura dëshmojnë që Komuna e Fushë Kosovës po u ndalon medieve dhe subjekteve politike opozitare qasjen në dokumente publike për t`i fshehur gjurmët e krimit dhe korrupsionit brenda saj.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë i bënë thirrje prokurorisë që të fillojë hetimet në lidhje me padinë e deponuar nga ana jonë si dhe të marrë parasysh edhe denoncimet tjera publike që janë bërë në drejtim të qeverisjes së Komunës së Fushë Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme