VV: Komuna e Prishtinës për kifle e qumësht po paguan mbi 500 mijë euro më shumë

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 11:43 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me keqpërdorimet e parasë publike të komunës së Prishtinës në lidhje me blerjen e qumështit për fëmijët e klasave 1 deri 5 për shkollat e Prishtinës.

Deputetja e LVV, Fitore Pacolli tha se kur LVV-ja qeveriste në komunë nuk kishte probleme të tilla dhe atë kohë u mundësua që nxënësit e klasave 1 deri 5 të marrin kifle e qumësht falas dhe për vitet e ardhshme mendohej zgjerimi i shujtave, por sipas Pacollit tashmë kur nuk qeveris LVV po bëhen keqpërdorime të parasë publike dhe nuk janë zgjeruar shujtat por vetëm është rritur çmimi i kontratës, raporton Ekonomia Online.

“Ky projekt do të fillonte me kifle e qumësht vetëm për klasat 1-5 dhe qëllimi ishte që shujtat të zgjeroheshin në nibele tjera dhe do të krijoheshin të tjera deri sa të bëhen mundësitë”, tha ajo.

Pacolli tha se në 2017 qumështi ishte blerë me vetëm 200 mijë euro sepse aq ishin mundësitë, por në vitin 2018 me të njëjtën sasi qumështi dhe të njëjtin qumësht është blerë me 733 mijë e 698 euro.

“Tash që nuk udhëheqë lëvizja Vetëvendosje në komunë nuk u zgjerua shërbimi për nxënësit në nivele tjera por u ngrit çmimi”, tha ajo.

“Nuk u përmirësuan as shujtat, por u ngrit çmimi për 300% më shumë se sa viti paraprak, tash komunë paguan rreth 700 mijë euro për këto shujta, çmimi i qumështit është shumë fishuar”, tha Pacolli.

Pacolli tha se tashmë kontrata është nënshkruar me një kompani të huaj e cila është në Maltë dhe nuk prodhon qumësht.

“Kur komuna furnizohej me qumësht siç e quajnë ata nën vlerën e tregut produktin e ofronte një kompani vendore, ndërsa tani një kompani e huaj që ka bazën në Maltë”, tha Pacolli.

Ajo njoftoi se prokuroria ka filluar hetimet pas kallëzimit penal që kishte bërë LVV-ja javë më parë në lidhje me këtë çështje.

“Prokuroria ka filluar hetimet dhe gjitha këto duhet të sqarohen nga vetë kryetari i komunës, kryetari nuk na ka treguar se nga ka ardh ky çmim i tillë dhe kërkojmë kryetari sa më shpejtë të dal me sqarime të sakta”, shtoi Pacolli.

Aktivisti i LVV-së, Valdrin Ahmeti tha se ky hetim i prokurorisë tregon se kjo çështje nuk duhet anashkaluar kurrsesi.

“Fillimi i hetimeve është rikonfirmim se kallëzimi penal që e kemi dorëzuar në prokurori është profesional dhe nuk duhet anashkaluar kurrsesi”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se dallimi në mes kontratës së bërë në 2017 më atë 2018 është 533 mijë e 698 euro më shumë.

“Është për të ardhur keq se si Shpend Ahmeti nuk ka dhënë përgjigje të saktë se ku kanë mbetur 533 mijë euro dhe prokuroria duhet ta detyroj Ahmetin të tregoj se ku kanë mbetur këto para”, tha Ahmeti.

Sipas VV-së, në të gjitha shkollat ka qenë i njëjti qumësht ndërsa edhe sasia ka mbetur e njëjtë.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Friday, January 18, 2019

Të ngjashme