VV: Kryetari ka harruar premtimet, vitin 2018 po e mbyllim me 7 çerdhe në mungesë

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 16:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mbajti konferencë në të cilën adresoi mungesën e çerdheve në Komunën e Prishtinës dhe, sipas tyre, harrimin e premtimeve nga ana e kryetarit Ahmeti.

Asambleistja Leonora Shabani-Bajraktari foli për rëndësinë e çerdheve tek fëmijët si bazë të fortë për arsimin në të ardhmen dhe njëkohësisht shtoi se rritja e numrit të çerdheve do të krijonte mundësi më të mëdha punësimi për gratë.

“Gratë janë të interesuara për punë. Puna është e drejtë e tyre, dhe fëmijët nuk janë përgjegjësi vetëm e tyre, por familjet në Prishtinë thjeshtë nuk kanë ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre, meqë nuk ka çerdhe të mjaftueshme. Sipas të dhënave zyrtare të Komunës së Prishtinës vetëm 9.4% të fëmijëve në Prishtinë janë të përfshirë në çerdhe, dhe kjo është shifër tejet dëshpëruese” tha ndër të tjera Shabani-Bajraktari.

Ajo poashtu potencoi edhe mungesën e shërbimeve profesionale në 7 çerdhe e 6 kopshte të Komunës së Prishtinës, duke përmendur mungesën e psikologëve, pedagogëve, logopedëve si dhe mungesën e programeve të mjaftueshme pedagogjike dhe mungesën e trajnimeve për stafin punonjës.

Asambleisti Eman Rrahmani kujtoi se pikërisht nga vendi prej ku u mbajt konferenca, para objektit të çerdhes në lagjen Kodra e Trimave, kryetari Ahmeti kishte premtuar funksionalizimin e çerdhes në këtë lagje ku do të pranoheshin 250 fëmijë dhe njëkohësisht premtimin se në vitin 2017 do të funksionalizohej çerdhja në lagjen Tophane që do të pranonte 120 fëmijë.

“Po nga ky vend, përveç premtimit për këtë çerdhe dhe asaj në Tophane, Shpendi pati premtuar se brenda vitit 2018 do të ndërtohen 4 çerdhe të reja: në Kolovicë, në Bardhosh, në Kalabri dhe një tjetër që nuk i ishte caktuar lokacioni. Anjë nga ky premtin nuk është mbajtur. Për më keq një çerdhe është rrënuar në Prishtinë, dhe Prishtina si kryeqytet e përmbyll vitin 2018 me 7 çerdhe në mungesë nga sa do të kishin sikur ky kryetar të mos i harronte premtimet dhe programin me të cilin bashkarisht kemi fituar besimin” tha ndër të tjera Rrahmani.

Prishtina ka nevojë për çerdhe. Qytetarët për këtë arsye votuan Lëvizjen dhe programin tonë. Politikën e mashtrimeve me premtime që nuk mbahen, qytetarët e Prishtinës e larguan në vitin 2013, dhe nuk do ta durojnë as tash.

Të ngjashme