VV-LDK përafrojnë qëndrimet, nesër takimi i radhës

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 18:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Msutafa, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit para medieve folën Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe Glauk Konjufca nga VV-ja të cilët konfirmuan avancimin drejt marrëveshjes, porqë nuk dhanë diçka më konkrete.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me VV-në kanë vendosur një standar të ri të komunikimit të ndërsjelltë, duke i informuar me detaje për marrëveshjen.

“Ju keni parë prej 6 tetorit kemi vendosur një standard të ri të komunikimit të ndërsjellë mes dy subjekteve po edhe me qytetarët duke i informuar me detale, kemi pas një takim të gjatë po mjaft konstruktiv për të shkëmbyer të gjitha pozicionet tona për marrëveshje. Jemi dakordua që të vazhdojmë takimet në baza ditore”, tha ai.

“U pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, dhe për këtë arsye nesër sërish do të takohemi dhe do t’i diskutojmë pozicionet biseduese në të cilat përfundoi takimi i sotëm dhe kështu mund t’iu them se për takimin e nesërm. Ky takim nuk do të ndodhte sikur pozicionet tona të mos përafroheshin. Ka disponim prej të dy palëve të marrëveshja të arrihet. Ne jemi të pakënaqur me ndërrimin e datës së konstituimit të Kuvendit sepse presidenti nuk ka dhënë asnjë shpjegim”, tha Konjufca.

Të ngjashme