VV: Ligji për Trepçën, ia mundëson Qeverisë ta shesë atë

Prishtinë | 08 Tet 2016 | 10:11 | Nga

Lëvizja “Vetëvendosje” është e bindur se tash pas miratimit të Ligjit për “Trepçën” i mundësohet Qeverisë që ta shesë atë pjesë-pjesë. “Trepça” tash e tutje do të jetë Shoqëri Aksionare me pjesëmarrjen e Qeverisë në shumicën e aksioneve

Qeveria e Kosovës bëhet zyrtarisht aksionari kryesor i gjigantit metalurgjik “Trepça” me 80 për qind pjesëmarrjeje, derisa punëtorët bëhen pronarë me 20 për qind të aksioneve. Me procedurë të përshpejtuar Kuvendi i Kosovës ka miratuar pasmesnate Projektligjin me të cilin “Trepça” shndërrohet në Shoqëri Aksionare. Me gjithë insistimin e Listës Serbe që ky ligj të mos kalojë, ai është miratuar me shumicë votash.

Edhe dy subjektet e vogla opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, e kanë mbështetur këtë, ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje” ka dhënë kritika të shumta duke e vlerësuar se kjo metodë i mundëson Qeverisë që ta shesë “Trepçën” pjesë-pjesë, prandaj kërkonte që Kuvendi të mos përjashtohet nga vendimmarrja për çështjen e “Trepçës”, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme