VV mban tubim me bashkatdhetarë në Blegjikë

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 09:58 | Nga

Mbi 250 bashkatdhetarë morën pjesë në tubimin e organizuar nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje. Aty morën pjesë i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Albin Kurti dhe Visar Ymeri.

Albin Kurti,në cilësin e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë fjalimi të tij,  ngriti tre pika të Alternativës Qeverisëse në lidhje me mërgatën shqiptare: Pika e parë ishte njohja dhe regjistrimi i statusit të refugjatit që kanë marrë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, status i cili nuk është shënuar në shtetin e Kosovës, në pikën e dytë foli për të drejtën e votës së lirë për zgjedhjet në Kosovë aty ku jeton mërgata jonë, dhe pika tre ishte për  nisjen e negociatave bilaterale për nënshtetësi të dyfishtë për mërgatën e Kosovës që jeton në ato shtete që për momentin nuk e mundësojnë këtë gjë.

Shpend Ahmeti tha se është e çuditshme, në kohën kur shumë vende të Evropës po kërkojnë të ndahen, që perceptohet si problem për dikë fakti që shqiptarët kërkojnë të bashkohen.

Ai bëri një përmbledhje të luftës kundër korrupsionit të trashëguar në Komunën e Prishtinës nga qeverisjet e mëhershme, si dhe nënvizoi punën që është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, për shujtat për nxënësit në shkollat fillore, transformimin pozitiv të qendrave të mjekësisë familjare, mbi 190 km të reja rrugë, kursime duke eliminuar luksin, si dhe projektin për 51 autobusët dhe linjat e reja urbane në Prishtinë.

Ndërkaq, Visar Ymeri, njëherësh edhe kryetar i kësaj lëvizje politike deklaroi se: “Qeveria e Kosovës i shpërfill nevojat e qytetarëve dhe të mërgatës shqiptare, por ajo tregohet dorëlëshuar ndaj aspiratave të Serbisë karshi Kosovës.

Ai tha Qeveria e Kosovës ka bërë dëme tek sovraniteti i shtetit dhe popullit të Kosovës që prej fillimit të bisedimeve në vitin 2011.  Ai foli edhe “Zajednicën” dhe për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ymeri sqaroi se zhvillimi ekonomik është prioritet përmes ngritjes së një modeli të ri ekonomik, që jo vetëm rrit prodhimin dhe punësimin por edhe bën një rishpërndarje më të barabartë të të ardhurave në shoqëri, duke ngritur cilësinë në shëndetësi, arsim, si dhe duke sjell realizimin e plot të të drejtave të punëtorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme