VV: Mënyra e zgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv në KQZ, përgatitje për manipulim të zgjedhjeve

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Komisionin  Qendror të  Zgjedhjeve, për manipulim të procesit të përzgjedhjen së kryeshefit ekzekutiv të Sekretarit të KQZ-së. Sipas tyre, ky proces ka qenë i montuar me qëllim të manipulimit të zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Sami Kurteshi, anëtarë i Vetëvendosjes në KQZ, në një konferencë për media ka thënë se për arsye politike është ndryshuar udhëzimi administrativ që ka të bëjë me caktimin e panelit.

“Në përzgjedhjen e kandidatëve për arsye politike është ndryshuar udhëzimi administrativ që ka të bëjë me caktimin e panelit brenda KQZ-së që bënë propozimin dhe kandidatin. Këtu kemi shkelje ligjore sepse askund nuk ndryshojnë rregullat pas fillimit të procesit”, ka thënë Kurteshi.

Sipas tij kjo gjë është bërë në koordinim nga koalicioni qeverisës të ndihmuar edhe nga PDK-ja, me qëllim të zbatimit  të institucioneve publike.

“Ka pasur një dakordim mes koalicionit qeverisës me ndihmën edhe të PDK-së për propozimin e një kandidati. Është një përpjeke e këtij koalicioni qeverisës LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe,  bashkë me PDK-në që t’i zabtojnë institucionet dhe ndërmarrjet  publike”, tha ai.

Ai tha se brenda KQZ-se kemi vërejtur shkelje të shumta dhe kemi bërë përpjekje që me propozime konkrete të bëjmë zgjidhje.

Anëtari tjetër në KQZ  nga Vetëvendosje, Ali Rama, tha se përzgjedhja e kryeshefit nga KQZ-ja në mënyrë të parregullt është bërë më qëllim të manipulimit të zgjedhjeve.

“KQZ-ja ka shkelur rregullin e përbërjes së panelit. Zgjedhje e kryeshefit në mënyrë të parregullt është përgatitje për manipulim të zgjedhjeve”, tha ai.

Përzgjedhja e kryeshit  është finalizuar tek javën e kaluar, ku në krye të ekzekutivit të KQZ-së është emëruar Burim Ahmetaj, i cili deri më tani ka qenë shef i Qendrës për Numërimin e Votave dhe Rezultateve.

Të ngjashme