VV: Mosshpërbërja e Kuvendit, mundëson keqpërdorimet në shëndetësi

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 13:56 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me gjendjen në shëndetësi, me theks të veçantë në Qendrën Klinike Universitare, raporton EkonomiaOnline.

Arben Vitija, koordinator i VV-së në Prishtinë, tha se shtyrja e seancës për shpërbërjen e Kuvendit, mundëson keqpërdorimet në institucione shtetërore.

Vitia përmendi disa raste të furnizimit me material shëndetësor, por edhe sanitar në QKUK, e ku sipas tij janë bërë keqpërdorime dhe keqmenaxhime.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë qenë të domosdoshme veçanërisht për t’i dhënë fund keqpërdorimeve dhe keqqeverisjes në shëndetësi. Rasti më i fundit i furnizimit me stenda janë shpërblyer kompani që nuk ofrojnë cilësi. Janë ble stenda që nuk garantojnë cilësinë e duhur.  Rasti i furnizimit me shtretër ku porositen rreth 700 shtretër me persona me peshë mbi 250 kg.  Rasti standard është maksimumi deri në 250 kg. Këtë e pasoi një situatë ku shtretërit nuk kund të futen për shkak të dimensionit më të madh se dyer. Bëhet fjalë për mbi një milion euro. Ky tender do duhej të anulohej dhe të merreshin në përgjegjësi ata që janë involvuar”, tha ai.

Edhe kirurgu Baton Kelmendi, që është pjesë e VV-së, akuzoi PDK-në se për këto dy vjet të qeverisjes me Ministrinë e Shëndetësisë, ka përkeqësuar gjendjen ne sektorin e shëndetësisë.

“Përkundër zotimeve të qeverisë konstatojmë se praktikat e njëjta të PDK dhe satelitëve të saj vijojnë gjatë dy viteve të fundit. Për ta transformuar gjendjen duhet impenjim profesional dhe njerëzor. Kemi qenë prezent të marketingut të ministrit aty.  Është turp e nuk i bën askujt nder që pacientët udhëtojnë jashtë vendit. Jemi ën situatën kur është luhatur besimi i pacientëve në shërbimin shëndetësor. Ky është rezultat i pushteteve ë deritanishme. Për këto shkaqe sot profili në sektorin shëndetësor asocohet me atë të nënshtruarve dhe krimit ë organizuar”, tha ai.

Ai përmendi edhe rastin e vdekjeve të dyshimta si pasojë e gazit në QKUK, ku tha se asnjëherë nuk u zbardhen rastet.

“Ende nuk kemi raport zyrtar nga vdekjet nga gazi në QKUK. Në vend se të fillojnë hetimet është tentuar të fshihet ngjarja. Pse nuk u lajmëruan organet e policisë dhe prokurorisë”, tha ai.

Sipas VV-së, disa investime në QKUK kanë qenë të panevojshme.

“Është e turpshme të investohet në lyerje të sallave e jo në filtra steril. Për dy vite nuk ka përgjigje për vjedhjet në barnatoren e QKUK. Drejtoria dhe bordi ka bërë partizim brutal në shërbimet spitalore. Ndërtesa e administratës së QKUK më shumë i ngjason zyrës së PDK se një institucioni përgjegjës për qkuk dhe spitalet rajonale.  Në shëndetësi nuk ka reklamë duhet dhënë shërbime me etikë të lartë profesionale dhe njerëzore’, përfundoi ai.

Të ngjashme