VV: Në ditën në vijim do ta dërgojmë emrin e mandatarit për kryeministër te presidenti

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 12:11 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila zgjati mbi 2 orë, raporton Ekonomia Online.

Para medieve foli deputetja Arbërie Nagavci e cila bëri të ditur se kanë vendosur që në ditën në vijim të dërgojnë emrin e mandatarit për kryeministër te presidenti.

Ajo tha se këtë do ta bëjnë në formë të shkruar.

“Në mbledhje të kryesisë morëm vendim që në ditën në vijim do t’i dërgojë presidentit me shkrim emrin e mandatarit për kryeministër”, tha Nagavci.

Nagavci në një deklaratë për media tha se pas kësaj presin që presidenti të dekretojë të propozuarin e tyre dhe letrën formale ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje edhe përmes një komunikate ka njoftuar për detajet e mbledhjes së kryesisë.

“Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

VV thotë se pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t’ia drejtojë Drekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, përfundon reagimi.

Të ngjashme