VV: Ne kemi thënë se rruga që po e ndjek presidenti dhe LDK-ja, janë praktika dhe norma kushtetuese të Serbisë

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka reaguar pas kritikave se kjo parti ka cituar një nen të Kushtetutës së Serbisë, gjatë ditës së djeshme ku dërguan ankesën e tyre në Kushtetuese lidhur me mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Sallahu, në një reagim në Facebook, ka mohuar se neni i Kushtetutës së Serbisë është përdorur si argument nga ana e tyre, por thotë se kemi thënë se rruga që po e ndjek presidenti dhe LDK-ja, janë praktika dhe norma kushtetuese të Serbisë!

Shkrimi i plotë: 

Mbi pretendimin e “patriotëve” se Vetëvendosje! ka përdorur Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e saj mbi Dekretin e Presidentit!

Siç mund të shihet edhe në tekstin e Kërkesës, ne kemi thënë se rruga që po e ndjek presidenti dhe LDK-ja, janë praktika dhe norma kushtetuese të Serbisë!

Pra, ky është një nga kundërargumentet tona, e jo dispozitë në të cilën bazohemi. Rruga që këta ndjekin për krijimin e qeverisë është e përcaktuar në Kushtetutën e Serbisë dhe jo në atë të Kosovës.

Prandaj, këto pretendime, thjesht janë nxjerrë nga konteksti me qëllime të ulëta politike nga injorant të cilët merren me interpretime sipërfaqësore kushtetuese.

•Kushtetuta e Serbisë

Neni 130

Një votim mosbesimi ndaj Qeverisë ose një anëtari të veçantë të Qeverisë mund të kërkohet nga të paktën 60 deputetë.
Nëse Asambleja Kombëtare (Parlamenti) kalon një votë mosbesimi në Qeveri, Presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurat për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Nëse Asambleja Kombëtare nuk zgjedh Qeverinë e re brenda 30 ditëve nga data e votimit të mosbesimit, Presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të caktojë zgjedhjet.

Të ngjashme