VV në Prizren kritikon Shaqir Totajn në 100 ditët e para të punës

????????????????????????????????????
Prishtinë | 22 Mar 2022 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

50 MOSvendimet e kryetarit Shaqir Totaj në 100 ditët e para të punës

Konferencën e hapi drejtuesi i grupit të kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i cili deklaroi “Sot i kemi mbi 100 ditë të qeverisjes së Kryetarit Totaj por, nga këto 50 vendimet e zotuara përveç pikës 9 e cila thotë “Formimin e ekipit të punës për funksionalizimin e Zonës Ekonomike” Për të cilën siç jeni në dijeni ne e kem pasur edhe një seancë të jashtëzakonshme sepse ka shumë paqartësi, konflikt interesi dhe mospërputhje me ligjin, nuk e ka përmbushur as edhe një zotim tjetër.

Thjesht zotimet e tij para jush kanë qenë gënjeshtra dhe mashtrim në fushatë zgjedhore! Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi potencuar që do të përkrahim çdo projekt që është në të mirën e qytetarëve dhe nuk do të jemi bllokues, por në këto 100 ditë nuk ka filluar asnjë. Do të kishim dashur që ti aalizojmë punët që i ka bërë ose ndonjë projekt konkret, por nuk ka sesi të bëhet sepse asnjë nuk ka filluar dhe as edhe një lëvizje nuk është bërë. Pritshmëritë e qytetarëve të cilët kanë rënë pre e këtyre premtimeve janë zbehur, dhe zotohemi si opozitë, paaftësitë e kryetarit do ti zbulojmë në shesh dhe do ti dekonspirojmë çdo ditë e më shumë. Nëse secili nga ju hyni në faqen e Komunës, tek vendimet e kryetarit, nuk do e shihni asnjërin nga këto vendime që i kishte proklamuar.

Ndërsa kuvendari Faruk Tahiri theksoi ”Edhe pse nga vendimet e cekura më lartë nuk ka realizuar pothuajse as një, ai vazhdon të shqetësoj komunitetin e biznesit me vendimin e marr së fundmi për kufizimin e kohës se furnizimit të bizneseve që operojnë në qendrën historike. Pa ndonjë konsultim paraprak me komunitetin e biznesit që operon në këtë qendër dhe pa ndonjë analizë, kryetari merr vendim për këtë kufizim me arsyetimin se në të gjithë botën ku ka qendra historike ky është orari i furnizimit të bizneseve.

Këta shkojnë edhe me larg duke thënë se janë duke përgatitur një rregullore ku do të përcaktohet lëvizja e qenve endacak, si dhe lëmosh kërkuesit do të kenë vendin e përcaktuar të qëndrimit me këtë rregullore.

Akoma më shqetësuese është deklarata se do të caktojnë edhe lëvizjen e lëmoshë kërkuesve, pra sipas kësaj logjike kryetari nuk është i interesuar të adresojë çështjen e skamnorëve në institucionet përkatëse, por po legalizon lëmoshën. Pra ky kryetar lëmoshë kërkuesin e konsideron biznes si dhe do te bëjë të pamundurën për ta përcaktuar me rregullore vendqëndrimin e tij në qendrën historike.

Është për tu habitur se si ka mundësi ta vë në kontroll lëvizjen e qenëve endacak me një rregullore të hartuar nga komuna…nga kjo rrjedh pyetja logjike, kush e evidenton lëvizjen e qenëve endacak? Shiriti ku do të lëvizin qentë endacak a do të ketë sensor dhe nëse po ku do të raporton ky sensor? Nëse qeni tejkalon shiritin e përcaktuar nga komuna dhe kohën e lëvizjes, kush do të shqiptojë dënimin ndaj qenve endacak? Këto janë disa pyetje që duhet dhënë përgjigje nga kryetari.”

Kuvendari Selman Sokoli ngriti shqetësimin për prerjen e drunjve në Parkun e Qytetit dhe shtoi ”Kjo qeverisje kishte premtuar parking nëntokësor në këtë park, dhe me dijeninë tonë ata po bëjnë një studim fleksibiliteti për mundësinë e ndërtimit të një parkingu të tillë. Kjo është shqetësuese për ne, sportistë që e përdorin atë park, qytetarët, të cilët e kalojnë aty kohën e lirë, ambientalistët, por edhe studentët e UPZ-së, të cilët e frekuentojnë në masë të madhe atë hapësirë. Duhet të kemi parasysh që në mesin e 50 vendimeve të para të kryetarit aktual, brenda 100 ditëshit të tij në qeverisje, ishte paraparë edhe lansimi i projektit “Prizreni i Gjelbër” me fillimin e procedurave për blerjen e 10 mijë drunjve ë rinj, por po ndodhë e kundërta, po priten edhe pak drunj që janë në qytet.

Konferencën e mbylli kuvendarja Dafina Alishani e cila potencoi “Vetëm 2 premtime të realizuara nga gjithsej 50 sa ishin paraparë të realizohen brenda 100 ditëshit, paraqesin vetëm 4% realizim të premtimeve. Pra, nëse menaxheri vazhdon me këtë ritëm të performancës atëherë pas një viti në versionin më të mirë, do të kemi vetëm 14.6% realizim të premtimeve. Kaq për këtë menaxher të shquar të performancës. Dita e mirë shihet në mëngjes, pra kjo është një pasqyre e mirë për atë se cfarë na pret për 4 vitet e ardhshme.”

Në fund të konferencës kuvendarët i dërguan panot tek hyrja e Kuvendit Komunal si aksion simbolik për mos mbajtjen dhe mos realizimin e premtimeve të dhëna nga kryetari Totaj.

Të ngjashme