VV: Nëse jo me LDK-në, atëherë do të shohim cilat janë opsionet

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në VV, ka folur për mosmarrëveshjet mes partisë së tij dhe LDK-së lidhur me ndarjen e pushtetit për qeverisje të ardhshme.

Ai ka thënë se nëse nuk merren vesh me LDK-në do të provojnë edhe dy-tri variante tjera – derisa vendi të shkojë në zgjedhje – e sipas tij kjo duhet të jetë fjala e fundit që del nga ata, shkruan Insajderi.

“Në fund do të ulemi dhe do të shqyrtojmë cilat janë opsionet e Vetëvendosjes dhe do të themi a ja vlen t’i kontaktojmë të tjerët, apo po shkojnë në zgjedhje, apo po hina në këto marifetet me PDK-në”, ka thënë Konjufca mbrëmë në Pressing.

“Ne do të mundohemi me çdo cmim të gjejmë zgjidhje”.

Ndryshe, LDK-ja dhe VV-ja nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK-ja kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit.

Të ngjashme