VV nis mbledhjen e nënshkrimeve për hetimin e ShIK-ut

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 18:05 | Nga

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje njofton se ka rinisur sot zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së “Shërbimit Informativ të Kosovës”.

“Në këtë drejtim, do të kërkojmë mbështetjen e grupeve të tjera parlamentare, ka thënë Albulena Haxhiu, deputete e kësaj partie.

“Në legjislaturën e katërt i patëm mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i kemi mbledhur 38 nënshkrime. Tash do t’i mbledhim 40, aq sa nevojiten”, ka shkruar Haxhiu, në faqen e saj në Facebook.

 

Të ngjashme