VV reagon pas vendimit për rastin Pronto

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore për të akuzuarit në rastin e njohur si Pronto.

Bajqinovci ka shkruar në Facebook se me të gjitha provat e publikuara, prapë janë liruar protagonistët e rastit Pronto. Kjo sipas tij, tregon për kapjen e shtetit nga PDK-ja.

“Këtij shteti i duhet urgjentisht ligji i vetingut që të spastrohen gjykatat nga gjykatës të cilët marrin vendime arbitrare. Çfarë prova tjera duhet Grabovci and Co të dënohen. Turp!!!”, ka shkruar ai.

Me gjithë provat e publikuara nga "Insajderi" prapë lirohen të gjithë protagonistët e rastit "Pronto" Kjo tregon për…

Gepostet von Mefail Bajqinovci am Freitag, 3. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme