VV s’e pranon Presidentin nga LDK’ja, kërkon një kandidat konsensual

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një kandidat konsensusal, të denjë dhe që paraqet unitetin e popullit.

Deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, ka thënë se posa të pajtohen me LDK’në për Qeverinë e re do të kërkojnë edhe kandidatin e denjë për Shef të Shtetit.

“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit”, ka thënë Nagavci, në një shkrim në Facebook.

“Kushtëzimet e barikadimet janë e kundërta e këtyre më sipër, andaj dhe duhet të shmangen”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se zgjidhja tjetër është shkuarja në zgjedhje të reja.

“Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka shkruar ajo.

Data 26 dhjetor është dita kur duhet të konstituohen institucionet e vendit. Jo vetëm Kuvendi, por paraprakisht të jetë…

Gepostet von Arbërie Nagavci am Sonntag, 15. Dezember 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme