VV: Shoferi i Nexhmi Rudarit po bën presion mbi votuesit

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online


Lëvizja Vetëvendosje thotë se në shkollën “Shaban Shala”, shoferi i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit dhe po u bën presion votuesve.

“Në shkollën “Shaban Shala”, Burim Rudari, shoferi i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit dhe bën presion ndaj votuesve”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

“Ftojmë organet e rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj këtij personi dhe kujtdo tjetër që për qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor”, thuhet tutje aty.

https://www.facebook.com/vetevendosjebesiane/videos/450017663058356

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme