VV: Shqetësues numri i vdekjeve në vendin e punës, të shtohen inspektorët

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 14:53 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, në të cilën foli Fatmire Mullhaxha Kollçaku rreth zbatimit të Ligjit të punës.

Ajo tha se duhet të ketë më shumë përgjegjësi në zbatimin e këtij ligji, ndërkaq i cilësoi shqetësuese vdekjet të cilat po ndodhin në vendet e punës, raporton Ekonomia Online.

“Assesi nuk guxojmë t’i lëmë në harresë ngjarjet që kanë të bëjnë me jetën e qytetarit. Me 30 qershor ndodhi një aksident me fatalitet. Çdo vdekje duhet të prekë ndërgjegjen e shoqërisë, por vdekja e një të riu me të vërtetë quhet tragjedi”.

Ajo tha se duhet të dihet a jep përgjegjësi dikush për këtë rast, raporton EO.

“Një i ri që kishte të ardhmen para vetes, duhet të dimë a do të japë dikush përgjegjësi. Kemi ligjet e punës, sa po zbatohen këto ligje, a janë adekuate dhe në bazë të direktivave të BE-së. Çështja më urgjente është Ligji i punës dhe Ligjit për shëndet në punë. Ministria të nxjerrë ligjet që krahasohen me të gjitha ligjet në Evropë dhe Inspektorati që të mbikëqyrë zbatimin e ligjeve. Ne ende nuk kemi të zbatueshëm Ligjin për sigurim shëndetësor”.

Ajo kërkoi që të shtohet numri i inspektorëve ngase, sipas saj, numri i tyre është i pamjaftueshëm.

“Ne kërkojmë që punëdhënësi të krijojë të gjitha kushtet e punëtorit, siguria të jetë maksimale në vendin e punës. Inspektorati i punës të shohë rastet. Kemi pak inspektorë, 47 nuk janë të mjaftueshëm. Gjithmonë mungon buxheti për rritjen e kapaciteteve të sigurisë”.

Të ngjashme