VV: Shteti i Izraelit është ngritur mbi krimin e mbështetur nga ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

“Shteti i Izraelit u ngrit mbi krimin ushtarak e ekonomik të ShBA-së”, Vetëvendosje fshin edhe këtë komunikatë të vitit 2013.

Lëvizja Vetëvendosje, ka ndërmarrë një aksion për të fshirë nga faqja zyrtare e saj të gjitha komunikatat që janë publikuar deri në vitin 2014.

Në mesin e komunikatave që është larguar nga faqja është edhe ajo e 3 prillit 2013, në të cilën Vetëvendosje thoshte se shteti i Izraelit është ngritur mbi krimin e drejtëpërdrejtë ushtarak e e konomik të ShBA-së e vendve tjera perendimore.

“Shteti Izraelit është ngritur mbi këtë krim me mbështetjen e drejtpërdrejtë ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhetë plot shteteve të tjera Perëndimore”.

Vetëvendosje shkonte aq larg saqë thoshte se sulmet ushtarake të vendeve perendimore nuk mund të krahasohen me sulmet terroriste.

“Sado të tmerrshme që janë, sulmet terroriste të organizuara nga fraksione të ndryshme të rezistencës së armatosur palestineze, ato nuk mund të krahasohen me fushatat ushtarake të shfarosjes dhe shpërnguljes të palestinezëve të organizuara nga ushtria dhe policia e Izraelit”.

“Për ta kuptuar këtë mjafton të ndjeksh lajmet dhe të numërosh kufomat e pafundme që ky pushtim prodhon çdo javë”, thuhej në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por sot kjo dhe komunikatat të tjera të Vetenevdosjes nuk gjenden në adresën e tyre zyrtare.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka fshirë edhe komunikatës ndaj Presidentit amerikan Joe Biden, që dikur lideri i VV-së së bashku me bashkëpunëtorët e tij në VV, i kishin kushtuar një komunikatë me titullin “Bideni e di mirë…”, ku thuhej ndër të tjerash se si deputetët duartrokasin deri në delir si ndonjëfarë sekti primitiv, ndaj fjalimit të Biden në Parlamentin e Kosovës.

“Nënkryetari i ShBA-ve, Joseph Biden, nuk erdhi në Kosovë për t’ia mbajtur një fjalim Kuvendit të Kosovës. Nuk besoj ai ta ketë ndjerë nevojën e tifozerisë së deputetëve kosovarë që duartrokasin deri në delir si ndonjëfarë sekti primitiv. Nuk besoj as ta ketë marrë malli për Manastirin e Deçanit apo të ketë ardhur për t’i ngushëlluar ushtarët amerikanë për jetën e rëndë që bëjnë në kampin Bondsteel”, kjo është një pjesë e komunikatës që tashmë nuk ekziston në faqet zyrtare të kësaj partie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme