VV: Shtyrja e ratifikimit të demarkacionit, rezultat i rezistencës sonë

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 18:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e kënaqur që seanca e Kuvendit për ratifikimin e demarkacionit është shtyrë për 1 shtator. Nënkryetari Dardan Sejdiu, në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, tha se kjo është rezultat i rezistencës së pakompromis që ky subjekt opozitar po e bën tash e një vit.

Sipas Sejdiut, efekti i gazit u vërejt në fytyrën e shqetësuar të Kadri Veselit.

“Shtyrja e seancës për 1 shtator është rezultat i rezistencës së pakompromis që po e zhvillojmë. Rezistenca jonë e pamundësoi Demarkacionin tash e një vit me radhë. Rezistenca jonë edhe më intensive dhe e fuqishme ditëve në vijim do ta pamundësojë tërësisht këtë marrëveshje”.

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, së bashku me deputeten Donika Kadaj-Bujupi, Sejdiu tha se peticionet dhe protestat e shumta kanë mundësuar shtyrjen për një muaj të demarkacionit.

“Lajmi i mirë është që nuk po kalon demarkacioni dhe argumentet e qeverisë ranë në ujë dhe ne po vazhdojmë me tubime”.

“Thirrja e qeverisë na tregon që ata nuk jon të pafajshëm dhe jemi të gëzuar sot që u shty edhe për një muaj çështja e demarkacionit”, u shpreh Sejdiu.

Edhe Kadaj-Bujupi, u shpreh se duhet të ketë angazhim të gjithë qytetarëve që të mos lejohet kalimi i marrëveshjes së dëmshme.

Të ngjashme