VV tërheq zyrtarisht Ligjin për Zgjedhjet, ishte kusht i LDK-së

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Adnan Rrustemi në emër të deputetëve të Levizjes Vetëvendosje i ka dërguar një shkresë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për tërheqjen e ligjit për zgjedhjet, shkruan IndeksOnline.

“Në mbështetje të nenit 56, par/5, deputetët nënshkrues të përfaqësuar nga deputeti Adnan Rrustemi tërheqin nga shqyrtimi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/l-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr/03/L-256”, thuhet në shkresë.

Ky veprim vjen pas ultimatumit që LDK-ja i kishte vënë VV-së në mënyrë që të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Osmanit presidente.

Të ngjashme