VV: U pajtuam që nesër të takohemi edhe me ambasadorët

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht njofton se as pas takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës me LDK’në nuk kanë arritur marrëvshje për formimin e Qeverisë.

Takimi i radhës do të mbahet nesër, ku sipas VV-së, të pranishëm do të jenë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme