VV urren bizneset private, ka kthyer tytat kah tatimpaguesit më të mëdhenj

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kritikuar pasuesin e saj, Hekuran Murati, për publikimin e listës së 50 përfituesve më të mëdhenj nga 60 milionë eurot që kishte ndarë Qeveria Hoti për bizneset, bazuar në numrin e punëtorëve.

Bajrami e ka cilësuar këtë si kthim të “tytave kah punëdhënësit/ tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit”.

“Ministri i Financave në mungesë të argumenteve për mosvazhdimin e shtesave pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale paska zgjedhë strategjinë e zhvendosjes së vëmendjes diku tjetër, duke publikuar një listë të pjesshme të përfitueseve nga programi i rimëkëmbjes ekonomik të qeverisë së kaluar.

“Ministër, LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë. LDK i sheh bizneset si kontribuuesit e vetëm të zhvillimit ekonomik, gjenerues të punësimit, burim i të hyrave të buxhetit dhe sektori në të cilin bazohet e ardhmja e këtij vendi. Shpërndarja e 60 milionë eurove vitin e kaluar, ka qenë masa më transparente, më efikase dhe e cila e ka ndihmuar shumë sektorin privat”, ka thënë ajo në një postim në Facebook.

Sipas Bajramit, ministri Murati u ka mbetur borxh këtyre bizneseve duke thënë se duhet të publikohet edhe se sa kontribuojnë ato në buxhetin e shtetit.

Postimi i plotë:

Pasi neglizhoj pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, ministri Murati paska kthyer tytat kah punëdhënësit/tatim paguesit më të mëdhenjë të vendit.

Ministri i Financave në mungesë të argumenteve për mos vazhdimin e shtesave pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale paska zgjedhë strategjinë e zhvendosjes së vëmendjes diku tjetër, duke publikuar një listë të pjesshme të përfituesëve nga programi i rimëkëmbjes ekonomik të qeverisë së kaluar.

Minister, LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë. LDK i sheh bizneset si kontribuuesit e vetëm të zhvillimit ekonomik, gjenerues të punësimit, burim i të hyrave të buxhetit dhe sektori në të cilin bazohet e ardhmja e këtij vendi. Shpërndarja e 60 milion eurove vitin e kaluar, ka qënë masa më transparente, më efikase dhe e cila e ka ndihmuar shumë sektorin privat.

Sa për krahasim ju dje keni ndarë 6 milion euro për 8 mijë biznese të gastronomisë dhe të gjithë sektorëve tjerë që janë prekë nga mbyllja. Minister, 60 milion euro janë ndarë për bizneset private, me kriterin për kokë të punëtorit.

Nga kjo masë kanë përfitu 206,852 punëtorë dhe 36,679 biznese.

Në vitin 2021 kemi ndarë edhe 6.4 milion euro të tjera për 22,222 mijë të vetëpunësuar. Këto të dhëna i ka BE, i kanë të gjithë, transparenca ka qënë e plotë. Kjo që publikuat sot nuk është asnjë risi për publikun, përkundrazi është kërcenim për sektorin privat, (shih reagimet e bizneseve).

LDK-së nuk i pengojnë bizneset e mëdha, ne gjithëmonë do të bëjmë përpjekje që secili biznes i vogël të rritet dhe të punësoj aq sa punësojnë sot top 50 bizneset që i keni publikuar në llogarinë tuaj në fcb.

Minister, top 50 bizneset që ju keni publikuar janë përfitues të po atyre shumave POR ju keni mbetë borxh këtyre bizneseve dhe publikut të gjerë diçka tjetër: Publikoje sa kontribuojnë këto biznese në buxhetin e shtetit, bëje publike edhe atë tabelë!Edhe një gjë nëse dëshiron me qënë transparent publikoj edhe 50 top përfituesit e masave të Pakos Fiskale Emergjente të qeverisë KURTI I.

Me këtë urrejtje që keni për sektorin privat është mirë të na tregoni si dhe ku do të realizoni punësimin e të gjithë të diplomuarëve, premtim ky i yti i fushatë së fundit.

Shihni tabelat e shpërndarjes së mjeteve:

May be an image of one or more people and text that says 'e Tabela 1. Struktura bizneseve perfituese Klasifikimi sipas nr. Nr. bizneseve Subvencioni Nr. të punësuarve % të të punësuarve subvencionimit 0-10 11-50 51-100 (Mil. Euro) 33,600 27.30 2,701 217 16.00 101-200 94,090 55,162 4.37 102 45.50% 4.17 15,075 29 201-300 Mbi 301 Total 26.67% 7.28% 2.06 30 14,390 7,104 6.95% 36,679 6.10 60.00 3.43% 10.17% 21,031 206,852 100.00%'
No photo description available.

Të ngjashme