VV: Votimet po shkojnë mirë, por brengos dalja e ultë

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 16:30 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje, në konferencën e dytë të ditës së votimeve, tha se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, me disa incidente të vogla që nuk do të kenë ndikim në rezultatin zgjedhor.

Dardan Sejdiu, nga ky subjekt politik, tha se në të gjitha komunat ka një numër më të vogël të votuesve, raporton Ekonomia Online.

VV fton qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e qyteteve të tyre.

“Mund të them se procesi ishte i qetë dhe i rregullt. Kemi parë ca lëvizje në qytete tjera të disa militantëve të disa partive të cilët janë që munduar të ndikojnë te votuesit. Por kjo nuk do të ketë ndikim tek procesi”, tha Sejdiu.

“Dalja sot është në të gjitha vendet më e ulët se që e kishim me 22 tetor. Mendoj qe arsyeja është se ka më pak kandidatë”.

“Në Prishtinë tani kemi më shumë njerëz që po dalin të votojnë. Në Gjilan kemi rreth 9 mijë votues më pak. Në Kamenicë 1500 votues më pak. Në Prizren kemi 12 mijë votues më pak”, ka numëruar Sejdiu, disa nga komunat ku garon Vetëvendosje.

Sipas tij, çdo votë e ka rëndësinë e vet. “Është tejet vendimtare secila votë sot deri në orën 19. I ftojmë njerëzit që t’i shfrytëzojnë këto orët e mbetura”, u shpreh ai.

Të ngjashme