Hoxhaj: Washingtoni duhej të kishte një rol më të madh në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ndodhet prej dy ditësh në Prishtinë, ku po zhvillon takime me krerët e politikës.

Gjatë konferencës së djeshme me presidentin Thaçi, Lajçak tha se është i angazhuar në misionin e tij, që dialogu ndërmjet dy vendeve të përfundojë në njohje reciproje. Sipas Lajçak, dialogu Kosovë-Serbi duhet të kalojë nga BE-ja. 

Por për deputetin e PDK-së Enver Hoxhaj, Uashingtoni duhej të kishte një rol më të madh në këtë proces.

”Mendoj se të dy ngjarjet janë të mirëseradhura. Kanë qenë ngarkesë e Kosovës në këto 4-5 vitet e fundit ku Uashingtoni duhet të kishte një rol më të madh në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu duhet të afatizohet dhe duhet të flasim vetëm për një marrëveshje të njohjes së ndërsjellë. Ajo që do ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë dhe ajo çfarë po bën Lajçak këto dy ditët e fundit në Kosovë janë pjesë  e një procesi.”, është shprehur Enver Hoxhaj, për Ora Neës.

Në intervistë, ai tha se ajo për të cilën ka nevojë Kosova, është që dialogu i filluar në vitin 2011 të përfundojë me njohje reciproke brenda vitit 2020.

“Unë nuk kam ndonjë infromacion për atë që mund të jetë agjenda ose temat që mund të diskutohen. Administrata e presidentit Trump është e vendosur që të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Po cilat do jenë temat do ta shihni gjatë ditëve në vijim. Ajo çfarë ka nevojë Kosova është një ialog teknik dhe politik i cili ka filluar në vitin 2011, dhe të përfundojë në vitin 2020 me njohje të ndërsjellë.”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme