Weber pas takimit me Mustafën: Kosovën duhet ta drejtojë gjenerata e re

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 11:23 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa,  para medieve tha se nuk është çështje e tij të komentojë raportin ndërmjet VV-së  dhe LDK-së.

“Nuk është çështje imja të komentoj raportin mes VV dhe LDK-së, për arsye se kjo është çështje politike që i takon Kosovës. Është e rëndësishme që në Kosovë të vijë një gjeneratë e re në krye.”, tha ai

Weber foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke shprehur keqardhje që kosovarët ende nuk mund të lëvizin lirshëm.

“E dimë qe kosovarët kanë një pakënaqësi të madhe me vizat, neve na vjen keq qe fatkeqësisht kosovarët ende nuk munden të gëzojnë lëvizjen e lirë. Ne do të punojmë në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Të ngjashme