Wieland: Do ta mbështes Kosovën të mos ketë kushte të reja për liberalizim

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 18:33 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Wieland tha se mbështet Kosovën për liberalizim derisa shtoi që nuk e din kur do të hiqen vizat për Kosovën dhe nuk duhet të premtohet për datë nga liderët vendas, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova do ta ketë mbështetjen që të mos ketë kushte të reja për liberalizimin e vizave.

“Unë kam diskutuar për shumë çështje por një teme që diskutohet shumë këtu është liberalizimi dhe parlamenti evropian e ka votuar këtë dhe një shumicë dërmuese në atë votim ka qenë edhe vota ime dhe unë do të ju mbështes juve që të mos ketë kushte të tjera përveç atyre që i keni pasur. Fatkeqësisht nuk mund të ju premtoj se kur mund të bëhet kjo sepse ka disa qeveri qe nuk po e përkrahin. Jam tepër i lumtur që kryeministri e ka mbështet projektin qe kam filluar për herë të parë dhe ky është shkëmbimi i nxënësve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Unë nuk kam ardhur këtu zyrtarisht si zëvendëspresident i Parlamentit Evropian, po unë jam. Do të këshilloja që të mos flasin për date të caktuar lidhur me liberalizimin e vizave”, tha Wieland

Ndërkaq, korrigjimin e kufijve e quajti ide jo të mirë, ku tha se duhet të merreni me atë se çfarë iu shërben njerëzve.

“Ne nuk mendojmë që është hap i mirë ndryshimi i kufijve, sepse ka shumë ndikim. Unë nuk mendoj që është një ide e mirë kjo ne duhet të merremi me atë që kemi dhe të ju shërbejmë njerëzve”, u shpreh Wieland.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nga zëvendës presidenti i Parlamentit evropian, ka kërkuar që të tregohet e vërteta për Kosovën dhe ta ndihmojnë atë për liberalizim, raporton Ekonomia Online.

“Wieland ka shpreh interesim për shumë projekte. Angazhimi i tij është shumë i rëndësishëm për perspektiven për Kosovën. Ne delegacionin e sotëm është zgjeruar veprimtaria e përbashkët dhe është një interesim që të rritet bashkëpunimi bilateral. S’ka dilemë që biseduam edhe për liberalizimin e vizave dhe dinamikave të mundshme, për mua është e rëndësishme përkrahja e Gjermanisë, i kërkova ndihmë sepse ne e kemi zor me i tregu të vërtetën për ne, i kërkova me tregu të vërtetën e Kosovës për ne”, tha Haradinaj.

Lidhur me votimin e buxhetit nga ana e Listës Serbe ai tha se ata duhet ta votojnë,  derisa për vrasjen e Oliver Ivanoviq ai tha se po punojnë qe drejtësia të zbardhet

“Unë nuk kisha ndërpre koalicionin me ata por ata duhet ta votojnë atë. Sa i përket Ivanoviqit ne kemi qenë të shokuar. Ne kem qenë të përgatitur dhe kem vazhduar të punojmë të kryejmë hetimet dhe të dimë të vërtetën. Ne jem të interesuam të realizohet drejtësia”

Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i ka dhuruar Haradinajt një dhuratë nga një firmë e trenave në Gjermani, ndërsa kreu i ekzekutivit i dhuroi Wieland hartën e artë të Kosovës.

Kjo është vizita e tretë e zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian në Kosovë.

Pas vendosjes së takës 100% për mallrat serbe dhe ato të Bosnjës, Kosovën e pati vizituar edhe komisioneri Johanes Hahn ku në një deklaratë të tij pati thënë se liberalizimi nuk do të ndodh deri në vitin 2020, derisa liderët shtetëror kanë deklaruar që deri ne fund të vitit Kosova do të marr liberalizimin.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencë për media pas takimit me zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, January 2, 2019

Image may contain: 2 people, people standing and suit

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 2 people, people sitting

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

 

Të ngjashme