Walker: Është koha që Albin Kurti ta udhëheqë vendin

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Diplomati i njohur dhe i dashur për kosovarët, William Walker, është duke qëndruar në Kosovë.

Ai ka ardhur për përvjetorin e Masakrës së Reçakut, që është me 15 janar.

Walker tregoi sot se disa vite më parë ambasadorët i kanë thënë atij se Lëvizja Vetëvendosje është parti anti-amerikane, shkruan Indeksonline.

“Para katër ose para pesë viteve, ambasada më thoshin se Vetëvendosja janë protestues që bëjnë trazira. parti komuniste dhe anti-amerikane”, u shpreh ai.

“Po, unë nuk ka besuar dhe tash është koha që Albin Kurti dhe gjeneratat e reja të bëhen pjesë e politikës dhe ta udhëheqin vendin”, tha Walker.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme