Xhabir Hamiti dorëzon kredencialet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës, Xhabir Hamiti, i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale te ndihmës-nënsekretarja për Çështjet e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Alya Mohamed Almehrezi.

Almehrezi i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e detyrave të tij dhe në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet EBA-së dhe Kosovë.

Siç njofton ambasada, Hamiti falënderoi Almehrezi për pritjen dhe shprehu kënaqësinë që përfaqëson vendin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila “gëzon një pozicion prestigjioz rajonal dhe ndërkombëtar falë politikës vizionare të Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme