Xhafer Tahiri: Do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online


Xhafer Tahiri, i cili ditë më parë mori detyrën e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, sot ka takuar kryetarët e nëndegëve dhe kryesinë e degës.

Ai ka publikuar një foto nga aktiviteti i sotëm, ndërsa ka premtuar se do ta rikthejë LDK-në, siç thotë “aty ku e ka vendin”.

Postimi i tij:

Mbledhja e parë me kryetarët e nëndegeve dhe kryesinë si kryetar i degës në Vushtrri.

Diskutuam për rezultatin, dinamikën e re dhe hapat që duhet të ndermerren në të ditët në vijim. I njoftova për punët e mira të komunes si dhe planet per vitin 2021.

Vazhdojmë së bashku, do ta kthejm LDK-në aty ku e ka vendin.

Të ngjashme