Xhafer Tahiri: Në programin tim, do t’i japim mbështetje profesionistëve të rinj dhe atyre inovativ

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahiri, dje ka vizituar fizioterapeutin e njohur vushtrrias, Hashim Fazliu 

Me rastin e këtij takimi, Tahiri tha se Vushtrria gjithmonë i ka dhënë Kosovës personalitete të njohura dhe profesionist të lëmive të ndryshme duke thënë se kontributi i Fazliut për qytetin dhe sportistët vushtrrias është jashtëzakonisht i madh në shërbim të shëndetit të qytetarëve. 

“Në programin tim, do t’i japim mbështetje profesionistëve të rinj dhe atyre inovativ”, tha Xhafer Tahiri. 

Postimi i plotë në Facebook: 

Dje pata kënaqësinë ta vizitojë fizioterapeutin e njohur vushtrrias, Hashim Fazliu.  

Kontributi i Fazliut për qytetin dhe sportistët vushtrrias është jashtëzakonisht i madh në shërbim të shëndetit të qytetarëve. 

Vushtrria gjithmonë i ka dhënë Kosovës personalitete të njohura dhe profesionist të lëmive të ndryshme. 

Fizioterapeuti Hashim Fazliu, ka arritur që nga qyteti i Vushtrrisë të bëjë emër si një profesionist i shkëlqyer shëndetësor në gjithë Kosovën e edhe në Gjermani.  

Sot qyteti i Vushtrrisë njihet dhe vizitohet edhe më shumë fal punës së tij dhe kolegëve të tij, që arrijnë të ndihmojnë qytetarë nga të gjitha viset e Kosovës.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme