Xhalit Haliti: Mos na tregoni në çdo seancë se çka ka ndodhur më herët, e keni pushtetin, veproni

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti i ka replikuar ministrit Hekuran Murati i cili i akuzoi partitë që e kanë pasur pushtetin para tyre për shkatërrim të vendit.

Haliti ka zgjedhur një mënyrë interesante për t’iu përgjigjur Muratit, me një “thënie” të ish-kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi.

“Mos na qitni petulla në ujë siç thoshte Jakup Krasniqi “, u shpreh Haliti.

Ai tutje i tha Muratit se nëse kanë dyshime për proceset e mëparshme, tani pushteti është i tyre dhe mund të e hetojnë çdo proces që ka ndodhur më herët.

“Mos hajdeni në çdo seancë me na tregu se çka ka ndodhur më herët e keni pushtetin veproni, nëse mendoni që ka pasur keqpërdorime le të hetojnë organet e rendit”, u shpreh Haliti.

Të ngjashme