Xhamajka demanton lajmin për njohje, Pacolli e falënderon

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka bërë edhe një falënderim për njohjen e Kosovës si shtet nga Xhamajka.

Pak orë pasi ministrja xhamajkane e punëve të Jashtme, Kamina Smith tha se shteti i saj nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, Pacolli ka bërë një falënderim të radhës.

Madje, Pacolli e ka falënderuar pikërisht diplomaten e Xhamajkës duke i shprehur falënderime.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk ka patur asnjë reagim rreth njohjes apo mosnjohjes nga Xhamajka për shtetin e Kosovës.

Të ngjashme