Xharra: Driton Selmanaj gjithmonë ka qenë dorë e fshehur e LDK-së

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 12:53 | Nga

Pas kryeparlamentarit Veseli, ish-pjesëtarin e shoqërisë civile, Driton Selmanajn, e ka goditur edhe ish-gazetarja Arbana Xharra, tash pjesë e PDK-së.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, Xharra ka thënë se me aq sa e njeh publiku, Driton Selmanaj tërë kohën ka qenë vetëm një i mbështjellë i LDK-së në shoqërinë civile – dorë e fshehur e LDK-së.

“Me aq sa e njeh publiku, Driton Selmanaj, tërë kohën ka qenë një i mbështjellë i LDK-së në shoqërinë civile – dorë e fshehur e tyre. S’di çka po i jep zor tash, kur shefin e kishte kryeministër në mandatin e kaluar: pse nime nuk iniciuan hetime për SHIK-un?! Mesap janë tutë që u dalin duqet e tyre. Edhe diqysh Driton, kur po flet po dukesh si me kanë kaps. Çlirohu o burrë i botës, se është harxhuar ky diskurs, s’fiton poenë brenda partisë kështu – të duhen edhe 20 vjet me e prit radhën në LDK, derisa të plaken edhe ata para teje”, ka shkruar Xharra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme