Xharra: Mospërfshirja në Samitin e Demokracive është tejet shqetësuese për Kosovën

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Gazetarja Arbana Xharra ka folur për mos pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Demokracive organizuar nga presidenti Biden, duke theksuar se mospërfshirja e Kosovës është tejet shqetësuese.

Madje, ajo tha se fatkeqësisht ne skenën politike ne Kosovë asnjëherë nuk ka pasur me shumë disponim për injorim të Amerikës.

Njoftimi i plotë:

Nje vend si Kosova qe eshte konsideruar edhe prej armiqve tane si aleat i forte i Amerikes, nuk ftohet ne Samitin e Demokracive organizuar nga presidenti Biden. Mosperfshirja e vendit tone ne kete samit te ftuar nga Shtepia e Bardhe eshte shqetesuese. Fatkeqesisht ne skenen politike ne Kosove asnjehere nuk ka pase me shume disponim per injorim te Amerikes. Tash me qe eshte “rregulluar jeta ne Kosove, ka me shume investime, burgjet jane mbushur me hajna, dhunuesit e grave dhe çikave marrin denimin e merituar, vizat jane hequr nga BE-ja, pagat jane rrite, standardi i jetes eshte dukshem me i larte, shkollat dhe spitalet asnjehere me mire s’kane qene, demokracia ne kulm, s’ka rendesi qysh i kemi punet me Ameriken!”

Të ngjashme