Xharra: Shpendi po fshihet pas shoqërisë së vet civile për Xhaminë e Madhe

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 13:14 | Nga

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, përmes një statusi në llogarinë e saj ka thënë se Shpend Ahmeti po e kamuflon zvarritjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Dardani me kundërshtimin e disa emrave të shoqërisë civile, që kanë shërbyer gjithnjë si marioneta të Vetëvendosjes.

Ajo ka thënë se para zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka flirtuar me komunitetin mysliman për t’ua marrë votat, kurse tash po i mashtron ata lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Madhe.

“Shpendi po fshihet pas shoqërisë së vet civile për Xhaminë e Madhe!

Të gjithë e kemi parë flirtin që Vetëvendosje ka bërë me komunitetin mysliman. Jo pse vetë janë besimtarë, sepse shumica në krye të saj janë ateistë dhe nuk besojnë në asgjë, por vetëm sa për t’ua marrë votat. U kanë premtuar edhe lejimin e shamisë pas moshës 16 vjeçare. Një grup jo i vogël i myslimanëve praktikues u kanë dhënë edhe votën, duke i parë si parti të vetme që plotëson kërkesat e tyre. Duke qenë se rritja e votave të Vetëvendosjes ka ardhur pikërisht nga ky komunitet, tash Shpend Ahmeti po e kamuflon zvarritjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Dardani me kundërshtimin e disa emrave të shoqërisë civile, që kanë shërbyer gjithnjë si marioneta të Vetëvendosjes. Paska dalë një kërkesë gjoja nga “banorët e lagjes Dardania”, që të ndryshohet projekti i xhamisë, sepse s’po u përshtatka me arkitekturën urbane. Këta edhe mund të jenë banorë të kësaj lagjeje, por para se gjithash janë një grup aktivistësh dhe mbështetësish të Vetëvendosjes nga shoqëria civile. Ne, secili kemi qëndrimet tona, por dallimi është se dikush ka guxim të flasë hapur e dikush jo. Kjo është hipokrizi e Shpend Ahmetit me votat dhe komunitetin e myslimanëve!”, ka shkruar Xharra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme