Xharra: Vendi mund të ndryshojë me pjesëmarrjen e gruas në politikë

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 19:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarja e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, pas rastit të rrahjes brutale që i ngjau ditë më parë, është kthyer në aktivitete partiake përkrah liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ajo sot së bashku me liderin e PDK-së janë takuar me Forumin e Grave në Mitrovicë.

Gjatë adresimit të saj para grave, ish-gazetarja e njohur ka thënë se pjesëmarrja e gruas dhe angazhimi i saj në politikë sjell ndryshime pozitive në vend.

Sipas saj, subjekti partiak në të cilin ajo ka aderuar, i dha asaj mundësinë të sjellë ndryshimin duke fuqizuar gruan.

”Ju njoh sfidat në të gjithë këtë kohë, sepse dhe unë jam një grua dhe një nanë. E di që jeni lodhur nga politikat se do të ketë barazi gjinore e fuqizim të gruas. Në momentin që unë vendosa të marr diçka në dorë si grua, unë u linçova, e pat vetë në çka kalova; linçim brutal e deri në rrahje fizike”, ka thënë Xharra.

”Ky vend nuk mund të ndryshojë pa pjesëmarrjen e gruas në angazhime. Vetëm 11% të grave kanë pjesëmarrje në trashëgimi. Do të kemi një platformë ku më pas do të jemi të fuqizuara”, ka thënë Xharra.

Të ngjashme