Xhavit Drenori sërish kandidat për kryetar të Drenasit

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Spektrit politik në Drenas sot iu shtua një iniciativë e re qytetare. Xhavit Drenori ka prezantuar iniciativën e quajtur Iniciativa Qytetare “Green për Drenas” e cila do të merret me problematika të ambientit jetësor dhe ekologjisë, si një mundësi e re për qytetarët e Drenasit që të angazhohen në mbrojtjen e mjedisit jetësor si top-prioritet.

“Iniciativa Qytetare “Green për Drenas” do të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale me kandidatin e vet për kryetar dhe me listën e vet për Asamble, duke e ndryshuar renditjen e prioriteteve, duke iu dhënë vendin meritor dhe prioritetin kryesor çështjeve dhe problematikave që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor dhe gjithçka që lidhet me të, por pa lënë fare anash edhe aktivitetet në lëmitë tjera: reformat në arsim (depolitizimi dhe meritoktacia), reforma në shëndetësi (ofrim i shërbimeve të dinjitetshme dhe pa mungesa të barërave esenciale dhe materialit bazë), cilësia dhe gjithëpërfshirja e qytetarëve në investimet infrastrukturore, zhvillimi i ekonomisë përmes stimulimit të prodhuesve dhe thithjes së investimeve, kultura, rinia, sporti dhe inovacioni”, thuhet ndër të tjera në postimin e Drenorit.

Statusi i plotë i Drenorit:

Sot në Drenas, në praninë e dhjetëra bashkëqytetarëve, shënuam një ngjarje paksa më të veçantë.Më shumë nga interneti

Spektrit politik e aktivizmit qytetar, iu shtua një Iniciativë Qytetare me një fushëveprim e program sa të vlefshëm, aq edhe të patrajtuar sa duhet në Drenas e Kosovë.

Iniciativa Qytetare “Green për Drenas”, e themeluar nga aktivistët politik, intelektualët dhe njohësit e çështjeve mjedisore, do të merret me problematika të ambientit jetësor dhe ekologjisë, si një mundësi e re për qytetarët e Drenasit që të angazhohen në mbrojtjen e mjedisit jetësor si top-prioritet.

Iniciativa Qytetare “Green për Drenas” do të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale me kandidatin e vet për kryetar dhe me listën e vet për Asamble, duke e ndryshuar renditjen e prioriteteve, duke iu dhënë vendin meritor dhe prioritetin kryesor çështjeve dhe problematikave që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor dhe gjithçka që lidhet me të, por pa lënë fare anash edhe aktivitetet në lëmitë tjera: reformat në arsim (depolitizimi dhe meritoktacia), reforma në shëndetësi (ofrim i shërbimeve të dinjitetshme dhe pa mungesa të barërave esenciale dhe materialit bazë), cilësia dhe gjithëpërfshirja e qytetarëve në investimet infrastrukturore, zhvillimi i ekonomisë përmes stimulimit të prodhuesve dhe thithjes së investimeve, kultura, rinia, sporti dhe inovacioni.

I.Q.”GpD” dhe unë personalisht premtojmë publikisht që do të zbatojmë një program me planifikime, veprime e ndryshime konkrete, për të adresuar dhe zgjidhur problemet mjedisore dhe të ndotjes së ambientit jetësor, që në Drenas është në përmasa alarmante.

Duke kërkuar vetëdijësim qytetar dhe përkrahjen tuaj në këtë kauzë aspak të lehtë, Iniciativa e re Qytetare “Green për Drenas” zotohet që të angazhohet për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, për një Drenas më të zhvilluar, për një mjedis me ndotje minimale, ajër të pastër e ujë të pijshëm për secilin, për një qytet në të cilin të gjithë qytetarët do të ndihen të vlerësuar e të trajtuar me barazi e drejtësi.

Mbetemi të hapur për bashkëveprim dhe bashkëpunim edhe me të gjithë njohësit e dashamirët tjerë të mjedisit të pastërt jetësor.

Të ngjashme