Xhavit Haliti: Nuk jam ftuar nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

U përfol se nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Mirëpo, Haliti përmes një lidhje direkte në RTV Dukagjinin ka mohur se ka pranuar ndonjë ftesë nga Specialja.

Poashtu, Haliti për “ABCnews” ka thënë të njëjtën gjë duke shtuar se pret që të intervistohet.

“Unë nuk jam intervistuar nga Gjykata Speciale dhe pres që të intervistohem”,ka thënë ai.

Intervista e Halitit për këtë medium pritet të publikohet më vonë si e plotë.

Xhavit Haliti ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, ndërsa më pas u bë pjesë e PDK-së si një prej themeluesve, me të cilën parti fitoi disa mandate si deputet. Ai aktualisht është kryetar i degës së PDK-së në Pejë.

Të ngjashme