Xhavit Haliti thotë së PDK-ja duhet t’i bashkohet koalicionit qeverisës

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është shprehur pro përfshirjes së partisë së tij në Qeverinë Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka numëruar disa arsye  pse PDK duhet të bëhet pjesë e koalicionit.

Haliti ka thënë se në Partinë Demokratike të Kosovës, askush nuk e penalizon askënd për mendimin e lirë që e shfaq publikisht.

“Pyetja që shtrohet shpesh këto ditë, për sa i përket koalicionit qeverisës: të hyjë PDK-ja ose jo? Edhe në këtë rast unë e kam mendimin tim. Kosova është në udhëkryq të madh për shumë arsye. Po i numëroj disa, pa e bërë kategorizim sa i përket rëndësisë së tyre: – Pandemia COVID-19; Dialogu me Serbinë; Ndalimi i njohjeve të shtetit të Kosovës; Tërheqja e njohjeve të shtetit të Kosovës; Gjykata Speciale”, ka shkruar Haliti.

“Duke besuar në fuqinë e PDK-së, te ekspertët dhe te politikanët e saj, mendoj se duhet bashkuar (sipas një marrëveshjeje) së pari me LDK-në, e edhe me partitë tjera për të qeverisur me vendin, për t’u përballur me çështjet që duhet t’i zgjedhim. Prandaj edhe po kërkoj që të lihen interesat personale për interesin e vendit dhe të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haliti.

Mendimi i lirë i individit është pjesë e rëndësishme e demokracisë. Në PDK askush s’e penalizon askënd për mendimin e…

Gepostet von Xhavit Haliti am Mittwoch, 12. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme