Xhavit Halitin thotë që s’është e jashtëzakonshme gjendja e ajrit

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 11:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka justifikuar cilësinë e dobët të ajrit në Prishtinë.

Sipas tij, asgjë nuk është jashtëzakonshme dhe nuk është situatë për t’u shqetësuar Ai ka thënë se njësoj situata ka qenë edhe gjatë viteve të 70 apo 80.

“Po diskutohet thua t’i që askush nuk ka jetuar në Prishtinë e nuk e dimë situatën. Historikisht kush ka jetuar dhe kush ka studiuar në Prishtinë e di se kur ka mjegull dhe kur është ftoftë ka qenë gjithmonë e njëjta situatë, nuk është diçka ma keq se sa në vitet e 70 apo 80”.

Prishtina gjatë javës së fundit ka qenë njëri ndër vendet me cilësinë më të dobët të ajrit në gjithë botën.

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, lidhur me gjendjen alarmante kanë marrë një sërë vendimesh për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

 

Të ngjashme