Xhavit Zariqi kandidat i AAK-së për kryetar të Ferizajt

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 11:52 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Xhavit Zariqi, do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar për Ferizajn në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Kandidaturën e ka bërë  publike kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media.

“Xhavit Zariqi është ekonomist veprimtar në të gjitha proceset dhe pjesëmarrës në luftën për liri. Një familje që janë të njohur për angazhimin e tyre jo vetëm në Ferizaj, por edhe në Kosovë. Besoj që ai është zgjedhje adekuate, e them sepse është ai që i ka përcjell ngjarjet e do dhe e njeh Ferizajn”, tha Haradinaj.

Ndërsa kandidati për kryetar, Xhavit Zariqi, tha se për të është nder që ka marrë besimin e kryetarit Haradinaj.

“Është nder për mua që kandidohem për kryetar komunës nga lideri i Aleancës dhe kryeministër i ardhshëm. … jam shumë i lumtur që bashkërendoj dhe renditem me të në zhvillimin e Kosovës. Unë e falënderoj për besimin që më ka dhënë dhe besoj që nuk do ta zhgënjej”, tha ai.

Kandidatë për kryetar të Ferizajt janë nga LDK-ja kryetari aktual Muharrem Svarqa, nga PDK-ja Agim Aliu, Faton Topalli nga Vetëvendosje ndërsa AKR nga Amir Rexhepi.

 

Të ngjashme