Xhelal Sveçla dënon tentim sulmin ndaj Buzhalës, thotë se Policia po heton rastin

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj tentim sulmit të drejtorit të Gazetës Express , Berat Buzhala.

Sveçla ka deklaruar se policia po e heton këtë rast.

“Më vjen keq nga lajmi që dëgjova mbrëmë se ndaj Berat Buzhalës, gazetar e pronar i T7, paska pasur tentim-sulmi. Kjo është sigurisht e papranueshme dhe liria e shprehjes nuk do t’i cenohet askujt. Unë si Ushtrues Detyre i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike përveç që e garantoj këtë, ndjej shqetësim edhe personalisht. Njoftoj opinionin dhe të interesuarit se me këtë rast po merret Policia e Kosovës”, ka shkruar Ministri në detyrë.

“I ftoj të gjithë qytetarët për maturi në këtë kohë emergjente. Përballja me virusin Corona është i vetmi armik i yni. Dallimet dhe ndasitë tona politike duhet t’i argumentojmë me maturi dhe jo me ballafaqime fizike”, apelon ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme