Xhelal Svela: Kurrë s’ishte i mbyllur kufiri me Shqipërinë, kishte kufizim në qarkullim

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-udhëheqësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte i mbyllur kurrë gjatë qeverisë Kurti.

“Në asnjë moment kufiri i Shqipërisë nuk ka qenë i mbyllur gjatë qeverisë Kurti. Në çdo pikë kufirare me të gjitha vendet kanë qenë të njëjtat kufizime në qarkullim, për shkak të pandemisë, por kurrë jo i mbyllur”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Anëtari i VV’së ka thënë po ashtu se kufiri me Serbinë gjatë qeverisë Kurti secili automjet e kamion kishte dokumentacion me emërtimin zyrtar Republika e Kosovës.

“Pikërisht gjatë qeverisjes sonë u arrit që secili automjet e kamion që vinte nga Serbia të kishte dokumentacionin me emërtimin zyrtar “Republika e Kosovës”, gjë që e ka mëzitur shumë Vuçiqin prandaj i angazhoi shërbëtorët për ta rikthyer situatën aty ku ishte para qeverisë Kurti”, ka thënë ai.

Diktatorët, nga Hitleri te Stalini, kanë pasur një parim kryesor në propagandën e tyre: “Akuzoji kundërshtarët e tu për…

Gepostet von Xhelal Sveçla am Sonntag, 7. Juni 2020


Të ngjashme