Yagcilar: Të bëhen hetime për rastin e deportimit të shtetasve turq

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 16:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë debatit për deportimin e gjashtë shtetasve turq në Kuvendin e Kosovës, Mahir Yagcilar, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), tha se për këtë rast duhet të bëhen hetime dhe përmes fakteve të bëhet një gjykim i drejtë.

“Sa i përket komunikimit ndërinstitucional në Kosovë, kjo duhet të hetohet. Sa njerëz janë larguar nga Kosova pa leje qëndrimi dhe a është vepruar si duhet në këtë rast në përputhje me ligjin”, tha ai.

“Duhet t’i analizojmë të gjitha dhe pastaj të jepet një vlerësim. Duhet të mbajmë raporte të mira në këtë aspekt, duhet të kemi fakte dhe një gjykim të drejtë për këta qytetarë të Turqisë”, tha Yagiclar.

Ai shtoi se Turqia është e interesuar të ndihmoj Kosovën në rrugën e saj evropiane.

“Ne si komunitet turk jemi për marrëdhënie të mira me Turqinë. Ftoj qytetarët dhe deputetët që ta kuptojnë Turqinë si një mik të vërtetë të Kosovës. Koha do ta tregojë të vërtetën. Ne jemi të përkushtuar për Kosovën evropiane dhe komunitetin turk në Kosovë”, u shpreh Yagiclar.

Të ngjashme