Yllza Hoti zëvendëson Vjosa Osmanin në Kuvend

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 13:59 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim që Yllza Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje të zëvendësojë Vjosa Osmanin në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Yllza Hoti në zgjedhjet e fundit parlamentare ka marr 5,929 vota.

Kjo mbledhje nuk u kryesua si zakonisht nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila bëhet e ditur se së fundmi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha se nga 28 subjekte politike vetëm një parti serbe nuk ka dorëzuar raportin financiar për shpenzimet në fushatën elektorale, ndërsa u kërkua që të ç’regjistrohen Partia Demokratike e Diasporës dhe Alternativa Demokratike e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Yll Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, tha se për këtë është gjobitur me 1 mijë euro një parti politike.

“Data 31 mars ka shënuar afatin për dorëzimin e raporteve financiare për shpenzimet në fushatë dhe afatin për dorëzimin e formularit për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike”, tha Buleshkaj.

“Nga 28 subjekte politike 27 e kanë sjell raportin, vetëm një subjekt politik ka dështuar. Për shkak të kësaj mungese ashtu siç e parasheh ligji për këtë arsye ky subjekt është gjobitur 1000 euro dhe i caktohet masë prej 0.01% gjobë të pagës bazë për secilën ditë të vonesës. Rekomandojmë KQZ-së të shqiptojë këto gjoba. Srbski Demokraci Partia”, shtoi ai.

“Nga 46 parti për sjelljen e formularit për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike kanë dështuar dy që ta sjellin formularin, dy që kanë dështuar janë Partia Demokratike e Diasporës dhe Alternativa Demokratike e Kosovës. I rekomandojmë KQZ-së që të ç’regjistrojnë këto dy parti”, u tha tutje në mbledhje.

Tutje, në mbledhjen e KQZ-së është aprovuar buxheti i planifikuar për kodin e shpenzimeve dhe udhëtimeve në kuadër të KQZ-së, propozuar nga anëtari i LDK-së, Sami Hamiti.

Po ashtu është dhënë raporti i shfrytëzimit dhe shpenzimit të veturave nga KQZ, ku është thënë nga Sami Hamiti, se është më i ulët.

Të ngjashme