Ymeri: Demarkacioni është imponim për të na marrë territor

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 11:03 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi është imponim që Kosova të humbë territor.

Ai ka thënë se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi mund të ratifikohet në Kuvend vetëm nëse ajo rishikohet dhe fillohet nga pika zero.

“Nuk ka paqartësi, por nuk ka edhe mundësi që marrëveshja të ratifikohet në mënyrë demokratike. Këtu ka shumë deputet që ia duan të mirën Kosovën dhe nuk pranojnë të bëhen vegla të këtij pushteti”, ka thënë Ymeri.

“Këtu marrëveshja për demarkacion mund të ratifikohet vetëm nëse jepen poste të ndryshme. Kjo marrëveshje nuk bën të ratifikohet. Marrëveshja duhet rishikuar dhe procesi duhet të fillojë nga zero. Marrëveshja është imponim për të na marr territor. Si imponim ne duhet të përballemi me të”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme