Ymeri: Fituam tri komuna, PDK-ja humbësja më e madhe

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 23:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë pas mbylljes së vendvotimeve, ka thënë se VV-ja do të qeverisë në tri komuna, derisa edhe në komunat ku ka pasur koalicione, si në Mitrovicë, Vushtrri e Klinë, ka dalë fitimtare, duke mundur PDK-në.

Sipas tij, PDK-ja del humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

“Uroj Shpend Ahmetin, Qëndron Kastratin dhe Mytaher Haskukën, të cilët me punë e bënë të mundur fitoren. Fitorja jonë më e madhe është janë të trija qytetet dhe është shumë e rëndësishme që dy komunat më të madha do të qeverisen nga VV, Prizreni dhe Prishtina”, tha Ymeri.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja VV udhëheq në Prishtinë dhe Prizren por me një diferencë prej disa qindra votash. Ndërkohë ka dhe rreth 3000 vota me kusht (nga rreth 1500 për secilën komunë) që duhet të numërohen.

Si LDK-ja, ashtu dhe PDK-ja, kanë thënë se këto vota, së bashku me ato nga diaspora, mund ta ndryshojnë rezultatin.

Por, Ymeri ndihet komod. “Numërimi i fletëvotimeve me kusht nuk do të qojë në ndryshime të rezultatit, porse do të rris votat për këtë subjekt politik”, tha Ymeri.

Kryetari formal i Vetëvendosjes pret që pas katër vitesh, VV të rritet ende.

Të ngjashme