Ymeri: Kurti e sheh veten si pejgamber, vështirë të bashkëpunosh me të

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri ka komentuar profilin e ish-bashkëpartiakut Albin Kurti.

Ymeri ka thënë se është e vështirë të kesh partneritet me një person si Albin Kurti.

“Kurti e sheh vetën historikisht të rëndësishëm për politikën dhe rrjedhimisht është mes një politikani dhe pejgamberi fetar”.

Ish- bashkë partiaku i Kurtit thotë se Vetëvendosje ka mbivlerësim për figurën e Albin Kurtit.

“Ky mbivlerësim i Kurtit, Vetëvendosjes i ka paraqitur problem kur ka ardhur koalicioni me LDK-në dhe do jetë problem për këdo tjetër që mund të bëjë koalicion”.

Ymeri thotë se Albini duke parë veten si të vetmin politikan të pa kurruptuar në Kosovë e ka të vështirë t’i besoj dikujt tjetër për bashkëpunim.

“Politika është kompromis. Nuk ke qare në politikë pa hequr dorë nga disa koncepte”.

Ish-deputeti PSD-së thotë se megjithatë kur erdhi puna te pushteti Vetëvendosje hoqi dorë nga konceptet politike.

Të ngjashme